Politike

‘Bashkë Fitojmë’/ Kush janë kandidatët për këshilltarë bashkiakë në Vaun e Dejës, Selenicë, Divjakë, Delvinë dhe Dimal

Vihet re, se në lista, mbizotërojnë arsimtarët, biznesmenët por dhe persona që janë të papunë.

29 Mars 2023, 15:17 Nga A.B
‘Bashkë Fitojmë’/ Kush janë kandidatët për
Berisha dhe Meta

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike ditën e sotme listat e kandidatëve për këshilltarë bashkie të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Vaun e Dejës, Selenicë, Divjakë, Delvinë dhe Dimal. 

Listën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këshilltarët bashkiakë në Vaun e Dejës e kryeson Marin Dodaj, i cili është ekonomist. Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë që janë biznesmen, mësues apo dhe pensionistë.

Në Selenicë, kryeson Kasem Cenaj, me profesion jurist. Më pas në listë ka edhe ekonomistë, mësues apo biznesmen.

Në Divjakë kryeson Astrit Dervishi, i cili është i vetëpunësuar. Më pas, në listën e Delvinës, kryeson arsimtarja Anila Kondi. Ndërsa në Dimal, kryeson Bujar Dhembo, i punësuar në një institucion financiar.

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort./Dosja.al

bashke fitojme

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll