Politike

Rama: Kemi një reformë të veçantë për rritjen e pagave, shteti konkurrues me privatin për pagat e mesme dhe të larta

Gjatë fjalës së tij për vendimet e qeverisë, Rama ka theksuar se kjo refomë synon pagat e mesatare dhe të ulta dhe është bërë me një plan të tillë jetë në dy faza.

29 Mars 2023, 13:21 Nga I.A
Rama: Kemi një reformë të veçantë për rritjen e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma e tanishme për pagat është e veçantë dhe ndryshme nga të tjerat. Gjatë fjalës së tij për vendimet e qeverisë, Rama ka theksuar se kjo refomë synon pagat e mesatare dhe të ulta dhe është bërë me një plan të tillë që të jetë në dy faza. Sipas Ramës, kjo reformë do të prekë dhe sektorin privat, pasi shteti do ta konkurrojë drejtpërdrejtë për pagat e mesme dhe të larta. 

Pyetje: Kur thoni tani e keni fjalën për pagën e muajit prill dhe maj, apo është një reformë e vazhdueshme?

Rama: Është një rritje pagash që në fakt është ndryshe nga rritjet e tjera të pagave që kemi bërë më parë, sepse është një reformë e gjithë strukturës së pagave të Republikës së Shqipërisë. Është rezultati i reformave, i përpjekjeve, ndryshimeve që kanë ndodhur. Pse ne kemi akoma paga më të ulta se të tjerët në rajon? Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit, pagat rriten në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre në një proces që është i përhershëm. Duke qenë se ne i kemi hedhur bazat dhe i kemi sot mundësitë, ne do të bëjmë reformën më të rëndësishme, që është reforma e të gjithë strukturës së pagave. Pra, pagat do të rriten për të gjithë. Jo vetëm do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojë drejpërdrejt sektorin privat. Do të hyjmë në një fazë ku shteti do të jetë konkurrent me sektorin privat dhe këtu flas për pagat e larta dhe pagat e mesme. 

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll