Politike

AP/ Juristi Jaupi: Ia kam gjetur diagnozën këtij institucioni, kam dhe kurën

Ai tha se nga 25 vite karrierë si jurist, 21 i ka përdorur duke iu përkushtuar të drejtave të njeriut, gjë që sipas tij, e favorizojnë në këtë kandidaturë.

29 Mars 2023, 14:09 Nga F.M
AP/ Juristi Jaupi: Ia kam gjetur diagnozën këtij institucioni, kam dhe
Alket Jaupi

TIRANË- Alket Jaupi ka prezantuar platformën e tij para Komisionit të Ligjeve si kandidat për Avokatin e Popullit. Jaupi parashtroi studimet e kryera, detyrat që ka mbajtur dhe punimet shkencore që ka zhvilluar. Ai tha se nga 25 vite karrierë si jurist, 21 i ka përdorur duke iu përkushtuar të drejtave të njeriut, gjë që sipas tij, e favorizojnë në këtë kandidaturë. Jaupi tha se e ka studiuar mirë dhe se e ka gjetur 'diagnozën' e Avokatit të Popullit, por ka dhe kurën. 

Pjesë nga prezantimi i Jaupit: 

Jam diplomuar si jurist në vitin 1995 në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Kam 25 vite eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut. Një pjesë e mirë, 21 vite, ka të bëjë me punësimin tim pranë Avokatit të Popullit, si këshilltar, Sekretar i Përgjithshëm, ndihmëskomisioner dhe shumë detyra të tjera me mjaft rëndësi. Është një eksperiencë e gjatë, e cila sikurse është paraqitur në platformën time, përsa i përket aspektit të titujve, unë jam doktor shekencave. E kam fituar këtë titull në vitin 2018 me një program për të drejtat e njeriut. E shfrytëzova, dhashë një kontribut dhe fitova gradën. Aktualisht jam këshilltar i Presidentit të Republikës. Mbuloj të gjithë aspektin ligjor. Kjo eksperiencë më ka dhënë mundësi që përveç njohurive të thella, të kem mundësi të shoh dhe shumë gjëra nga jashtë. Kam kryer një sërë punimesh shkencore për çështje që lidhen me funksionimin e Avokatit të Popullit. Kandidova në vitin 2021 për në Gjykatë ne Posaçem, u rendita me pikë të larta sipas KED. Cilat janë arsyet pse unë kandidoj? Besoj se është një institucion që ka një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Kam pasion që nuk do të më mungojë. Ky është një institucion që është në fazën e konsolidimit. Do të ndihmoj që ky institucion të kthehet me imazh të konsoliduar për faktin që mbron të drejtat e njeriut. Kandidoj sepse e njoh thellësisht këtë institucion, i njoh diagnozën dhe jam i gatshëm t'i jap edhe kurimin. AP ka arritur disa standarte, por zhvillimi i standarteve të reja është një proces që duhet të ndodhë. 

alket jaupi avokati i popullit

Sondazh

Poll