Politike

Juristi: Jam i pasionuar pas të drejtave të njeriut, kjo më zgjon në mëngjes për të shkuar në punë. Do fokusohem dhe tek ndryshimet klimatike

Ai shtoi se puna e përditshme i sjell kënaqësi, sidomos në këtë institucion. 

29 Mars 2023, 14:40 Nga F.M
Juristi: Jam i pasionuar pas të drejtave të njeriut, kjo më zgjon
Alket Jaupi

TIRANË- Juristi Alket Jaupi është shprehur se do të fokusohet tek të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike nëse do të drejtojë Avokatin e Popullit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, përballë deputetëve, Jaupi tha se ai gjatë gjithë karrierës ka pasur pasion tu kushtojë rëndësi të drejtave të njeriut. Ai shtoi se puna e përditshme i sjell kënaqësi, sidomos në këtë institucion. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Cili ka qenë pasioni yt dhe si e ke shprehur në punën në institucion dhe si do ta çosh më tutje, cila ishte gjëja që të zgjonte në mëngjes që të shkoje në punë në atë kohë? Keni shkruar ndonjë gjë për të drejtat e njeriut dhe për Avokatin e Popullit në gjithë këto vite? Avokati aktual, personi që shërben aktualisht ka shpjeguar risitë e Avokatit të Popullit për sa u përket objektivave, keni ndonjë ide se si mundet në sfidat që shoqëria jonë, si pjesë e shoqërisë globale po ballafaqohet, si do t'i adresoni në rolin e Avokatit të Popullit?

Alket Jaupi: Pasioni është ndjenjë e brendshme, një element, një ndjesi që individi e ndjen kur kupton se çfarë bën. Pasioni im për të drejtat e njeriut ka qenë i madh sepse kam kuptuar se njerëzit janë të ndjeshëm. Një sjellje e mirë dhe një fjalë e mirë ëhstë një kontribut për individin dhe shoqërinë. Puna e përditshme sjell kënaqësi dhe sidomos puna në Avokatin e Popullit. Në radhë të parë ka të bëjë me kënaqësinë që të jep tu shërbesh qytetarëve. Do të fokusohem dhe tek ndryshimet klimatike dhe tek efektet që sjellin në jetën e njeriut. 

alket jaupi avokati i popullit

Sondazh

Poll