Politike

Rama: Pensionet, gropa më e madhe që kemi gjetur hapur

Rama tha se kjo është një nga gropat më të mëdha që qeveria ka gjetur hapur dhe ende nuk i ka dhënë dot një zgjidhje. 

29 Mars 2023, 13:28 Nga f.g
Rama: Pensionet, gropa më e madhe që kemi gjetur hapur
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e shpjegoi pamundësinë për të rritur pensionet të lidhur ngushtë me skemën e kontributeve shoqërore. Rama tha se kjo është një nga gropat më të mëdha që qeveria ka gjetur hapur dhe ende nuk i ka dhënë dot një zgjidhje. 

Edi Rama: Pensionet janë të lidhura me diçka tjetër, janë të lidhura me kontributet, nuk lidhen me sa duam ne ti rrisim. Nëse një vend për 1001 arsye nuk ka siguruar që kontributet të mblidhen dhe pjesa më e madhe e kanë parë si gjëja e fundit ku duhet të mendojnë nuk kanë si të mendojnë pastaj duhet të jenë të larta aq as ata mendojnë. Kjo është gropa më e madhe që kemi gjetur dhe është ende hapur./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll