Politike

"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora Hysenit: Nga unë do të dëgjoni vetëm për mirëqenien

Të njëjtën përgjigje e pati edhe për hetimin që SPAK po kryen për Arben Ahmetajn. 

29 Mars 2023, 13:28 Nga f.g
"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të jepte një koment në lidhje me hezitimin e Presidentit Bajram Begaj për të mos dekretuar Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar. Të njëjtën përgjigje e pati edhe për hetimin që SPAK po kryen për Arben Ahmetajn. 

Pyetje: Pse u shkarkua Vlora Hyseni nga SHISH në Kosovë. Ka dhe një hezitim nga presidenti për ta dekretuar. 

Edi Rama: Nga unë do të dëgjoni pagat, pagat, ekonomia ekonomia, mirëqenia, transformimi i njerëzve. Thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite, por unë nuk kam as dëshirë as energji as nevojë ti dëgjoj. Edhe kjo është pjesë e thashethemeve. 

Pyetje: A do të merrni vendim politik për numrin tuaj 2 të qeverisë që po hetohet nga SPAK?

Edhe kjo është pjesë e thashethemeve. /Dosja.al

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll