Politike

Shpërblime prag zgjedhjeve, Rama: S'u themi dot pensionistëve prisni 4 muaj se kemi ca kinezeri partish

Sipas Ramës, për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh është i konsiderueshëm, ndaj nuk presin dot katër muaj për të marrë këtë shifër.

29 Mars 2023, 13:21 Nga F.M
Shpërblime prag zgjedhjeve, Rama: S'u themi dot pensionistëve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të lejojë që pensionistët të presin të mbarojnë zgjedhjet për të marrë shpërblimin, pasi kjo gjë përbën shkelje të Kodit Zgjedhor. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama i konsideroi 'kinezeri' rregullat e vendosura, por tha se ajo që ka më shumë rëndësi për të, është mbrojtja e pensionistit dhe e konsumatorit familjar. Sipas Ramës, për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh është i konsiderueshëm, ndaj nuk presin dot katër muaj për të marrë këtë shifër.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të ketë një rritje tjetër pas datës 1 prill pasi të aplikohet paga minimale 40 mijë lekë? A jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi nuk lejohet që qeveria 4 mauaj para zgjedhjeve të ulë taksa e të japë shpërblime?

Edi Rama: Tani, sëpari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor të zgjedhjeve. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekziston, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve, problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet t'i shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll