Politike

A do e dëmtojë Bejko-Këlliçin? Spaho: S'do marrë vota, më mirë mos hyjë në garë fare

Edmond Spaho tha se caktimi i Bejkos është një falsitet, ndërsa shtoi se kandidati i Alibeajt do të marrë shumë pak vota në kryeqytet, ndaj dhe do bënte mirë që të mos hynte fare në zgjedhje.

28 Mars 2023, 23:03 Nga k.m.
A do e dëmtojë Bejko-Këlliçin? Spaho: S'do marrë
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike, Edmond Spaho ka komentuar kandidaturën e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranë, Roland Bejkol. Për deputetin demokrat Edmond Spaho, kandidatura e Roland Bejkos në Tiranë nuk do ta dëmtojë garën e Belind Këlliçit qoftë dhe indirekt duke ndihmuar dhe Erjon Veliajn.

Gjatë fjalës së tij në emisionin "Debat", Spaho tha se caktimi i Bejkos është një falsitet, ndërsa shtoi se kandidati i Alibeajt do të marrë shumë pak vota në kryeqytet, ndaj dhe do bënte mirë që të mos hynte fare në zgjedhje.

“Aspak nuk e mendoj se do të ketë probleme Këlliçi. Pasi nëse ka një kandidaturë që është false është ajo e Bejkos i cili nuk lidhet pak me Tiranën. Më mirë do të ishte të kandidonte në Gjirokastër. Nuk është puna të jesh rezident. Duhet të kesh jetuar, të njohësh problemet që të japësh dhe zgjidhje për problemet. Nuk gjen dot kandidat, nuk ka njerëz nga pas. E për rrjedhojë bëhen zgjedhje të çuditshme. I japin Tiranës një kandidaturë që nuk ka lidhje me të. Nuk e shoh si rrezik për Këlliçin. Do të marrë shumë pak vota, nuk e dëmton dot Këlliçin dhe nuk e ndihmon dot Veliajn. Nëse pret të fitojë bashkinë duke u mbështetur te Bejko e ka të humbur që sot dhe më mirë mos hyjë në garë,”- tha Spaho.

edmond spaho

Sondazh

Poll