Politike

Mjekë dhe ekonomistë, kush janë kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë Kavajë

Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë në fushën në mjekësisë por dhe në profesione të tjera, siç janë bankier por dhe ekonomistë.

28 Mars 2023, 22:46 Nga I.A
Mjekë dhe ekonomistë, kush janë kandidatët e koalicionit
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë Kavajë. Listën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për këshilltarët bashkiakë në Kavajë e kryeson Rubin Hylviu, i cili është biznesmen. Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë në fushën në mjekësisë por dhe në profesione të tjera, siç janë bankier por dhe ekonomistë. 

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar vetë mënyrën se si është bërë ndarja e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Ai është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Pjesa tjetër prej 1337 vendesh i takon Partisë Demokratike. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll