Politike

Kryesojnë të vetëpunësuarit, kush janë kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë Pustec

Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë që janë të vetpunësuar apo që janë shtëpiakë. 

28 Mars 2023, 22:59 Nga I.A
Kryesojnë të vetëpunësuarit, kush janë kandidatët
Meta dhe Berisha

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë Pustec. Listën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për këshilltarët bashkiakë në Pustec e kryeson Stavre Stavre, i cili është i vetpunësuar. Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë që janë të vetpunësuar apo që janë shtëpiakë. 

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar vetë mënyrën se si është bërë ndarja e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Ai është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Pjesa tjetër prej 1337 vendesh i takon Partisë Demokratike. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll