Politike

"Nuk fitojnë dot…"/ Dashnor Sula thotë se Bejko duhet ti hapë rrugë Këlliçit: Duhet mendja e ftohtë që të gjendet zgjidhja

Dashnor Sula thotë se as Roland Bejko dhe as Belind Këlliçi nuk sigurojnë dot fitoren nëse garojnë të dy.

28 Mars 2023, 22:53 Nga k.m.
"Nuk fitojnë dot…"/ Dashnor Sula thotë se Bejko duhet
Dashnor Sula

TIRANË- Roland Bejko është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranë. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Ora e Betit", deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se as Roland Bejko dhe as Belind Këlliçi nuk sigurojnë dot fitoren nëse garojnë të dy.

Ndaj sipas tij, në ditët në vijim do të duhet që Bejko të tërhiqet për maksimalizimin e votave ndaj Këlliçit.

PJESË NGA EMISIONI: 

Sula: Si djem si Rolandi dhe Belindi janë demokratë. Lufta mes vetes është shkatërrimtare.Duhet të linim mosmarrëvshjet pas 14 majit. Të gjithë palët duhet të reflektojnë. Si Këlliçi dhe Bejko nuk fitojnë nëse garojnë të dy. Është e rëndë. Me një mendje të ftohtë ditët në vazhdim do të duhet që palët të reflektojnë dhe të gjendet zgjidhja.

Njuma: Të dorëhiqet Bejko?

Sula: Padiskutim, gjërat janë të vështira.

dashnor sula

Sondazh

Poll