Politike

Avokatë dhe mësues, kush janë kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Fushë-Arrëzit

Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë në fushën në avokatisë por dhe në profesione të tjera, siç janë mësues. 

28 Mars 2023, 22:54 Nga I.A
Avokatë dhe mësues, kush janë kandidatët e koalicionit
Meta dhe Berisha

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë Fushë-Arrëz. Listën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për këshilltarët bashkiakë në Fushë-Arrëz e kryeson Lin Prendi, i cili është biznesmen. Po ashtu në listë ka dhe emra të tjerë në fushën në avokatisë por dhe në profesione të tjera, siç janë mësues. 

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar vetë mënyrën se si është bërë ndarja e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Ai është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Pjesa tjetër prej 1337 vendesh i takon Partisë Demokratike. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll