Politike

Si të kemi zgjedhje të lira? Alarmi i ambasadorit britanik: Në Shqipëri krimi i lidhur me politikën dhe biznesin

Alastair King-Smith tha se lidhjet duhet që të dobësohen në mënyrë që të kemi zgjedhje të lilra dhe të ndershme.

28 Mars 2023, 22:31 Nga k.m.
Si të kemi zgjedhje të lira? Alarmi i ambasadorit britanik: Në
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith tha se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën. Gjatë intervistës së tij për emisionin “Noë”,  King-Smith tha se lidhjet duhet që të dobësohen në mënyrë që të kemi zgjedhje të lilra dhe të ndershme.

“Po bie dakord që është problem. Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar, dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika te përfaqësojë njerëzit. Ne kemi qenë mbështetës gjatë gjithë kohës për Shqipërinë si një vend demokratik me synime drejt perëndimit. Duhet të sigurohemi që të ketë zgjedhjet të lira dhe të pavaruara. Janë gur themeli për zgjedhjet e përgjithshme. Kemi apel ndaj partive që zgjedhjet të jenë të lira dhe të pavarura,”-tha ambasadori Alastarit King Smith.

alastair king-smith

Sondazh

Poll