Bota

E trishtë/ I riu mbytet me picë nën sytë e prindërve të tij

 E gjithë skena ndodhi nën sytë e prindërve të viktimës që nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar nga vdekja. 

28 Mars 2023, 19:22 Nga I.A
E trishtë/ I riu mbytet me picë nën sytë e prindërve
Foto Ilustruese

ITALI- Një i ri kinez ka humbur jetën ditën e djesme në Itali, pasi është mbytur me një picë. Corriere shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Aquino, pranë Romës. E gjithë skena ndodhi nën sytë e prindërve të viktimës që nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar nga vdekja. 

 Ai as nuk mund të fliste ndërsa prindërit e tij thirrën në alarm 118. Gjithë faji i një kafshate që në vend që të kalonte ezofagun kishte hyrë në trake duke e penguar atë të marrë frymë. Prindërit provuan manovrën Heimlich (teknika e urgjencës që mund të shpëtojë jetë) por, duke mos qenë praktike, nuk ia dolën. Kur mbërritën 118 punonjësit e shëndetësisë ishte tashmë vonë.

mbytet i riu kinez ne itali

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2023, 19:12 k.m.

Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në s...