Bota

Berlusconi shtrohet në spital

Lideri 86-vjeçar i Forza Italia pritet të dalë nga spitali nesër në mëngjes. 

28 Mars 2023, 19:12 Nga k.m.
Berlusconi shtrohet në spital
Silvio Berlusconi

ITALI- Silvio Berlusconi, udhëheqësi i Forza Italia, u shtrua në spital të hënën më 27 mars në spitalin San Raffaele në Milano për të kryer disa kontrolle dhe për të bërë disa analiza. Lideri 86-vjeçar i Forza Italia pritet të dalë nga spitali nesër në mëngjes. 

Berlusconi u shtrua për herë të fundit në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë, në janar 2022, pasi një infeksion urinar i shkaktoi shtrimin e tij në spital. Një infeksion që – në atë rast – kishte qenë i rëndë, aq sa ndaj tij u desh të aplikoheshin terapi masive.

Por kjo nuk është hera e parë që ai shkon në spital.

Në shtator 2020, Berlusconi doli pozitiv për virusin Sars-CoV-2 dhe zhvilloi simptoma të Covid-19; në qershor 2016 ai u operua në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës, dhe në vitin 2019 ai u operua për obstruksion intestinal./Corriere.it

silvio berlusconi

Sondazh

Poll