Bota

OSBH ngre alarmin: Sëmundja vdekjeprurëse 'Victorian' rikthehet pas dy dekadash, VENDET më të prekura

Rusia dhe Ukraina ishin dy vendet më të prekura, me rreth 4,900 dhe 3,600 vdekje respektivisht.

28 Mars 2023, 16:52 Nga a.l
OSBH ngre alarmin: Sëmundja vdekjeprurëse 'Victorian'
Vdekjet nga tuberkulozi në Evropë janë në rritje pas rënie për gati 2 dekada

SHBA- Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë ka pësuar sërish rritje pas dy dekadash. Siç raportojnë mediat e huaja, shkak për këtë rritje është bërë ndërprerja trajtimit dhe shërbimeve mjekësore nga të prekurit me virusin vdekjeprurës COVID-19. 

Sipas raportit, në Rajonin Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili përbëhet nga 53 vende, 27,300 njerëz vdiqën nga tuberkulozi (TB) në 2021, krahasuar me 27,000 vdekje në 2020. 

Rusia dhe Ukraina ishin dy vendet më të prekura, me rreth 4,900 dhe 3,600 vdekje respektivisht. Andrea Ammon, drejtor i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha se në vitin 2021, pandemia e Covid-19 vazhdoi të prekë shumë shtetet anëtare. 

“Burimet e tuberkulozit u devijuan dhe pacientët përjetuan vështirësi në aksesin e shërbimeve klinike, duke rezultuar ndoshta në diagnozën dhe trajtimin e vonuar të disa rasteve të TB. “Prandaj, ne duhet të rrisim numrin e personave të diagnostikuar dhe trajtuar me sukses”, tha ai. 

Raporti zbulon se megjithëse ka një rënie të numrit të rasteve të TB në Evropë në vitet e fundit, shkalla e ngadaltë e rënies së tyre mund të prishë objektivin e Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund tuberkulozit si një kërcënim global për shëndetin publik deri në vitin 2030. 

Në korrik, britanikët u morën në vëzhgim për shenjat e sëmundjes vdekjeprurëse 'Victorian' pas një shpërthimi në një universitet në Uells. Tre studentë në një kampus universitar rezultuan pozitivë për sëmundjen - tetë muaj pasi ranë në kontakt me dikë që vdiq nga kjo sëmundje. 'Victorian' është një sëmundje shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin dhe pa trajtim, mund të jetë fatale. Sëmundje të tilla si skarlatina, tuberkulozi,  fruthi  dhe shytat janë rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

tuberkulozi

Sondazh

Poll