Politike

Roland Bejko prezantohet si kandidat për Tiranën: Shpresa nuk vjen me një njeri më të izoluar se Enver Hoxha e Ramiz Alia! Mos bini pre e klaneve opozitare me para të dyshimta

Përsa i përket vizionit të tij për Tiranën, Bejko tha se do ta prezantojë planin në ditët në vijim.

28 Mars 2023, 14:02 Nga F.M
Roland Bejko prezantohet si kandidat për Tiranën: Shpresa nuk vjen me
Roland Bejko

TIRANË- Roland Bejko ka folur për herë të parë si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Në nbjë konferencë për mediat, Bejko tha se arsyeja që e shtyu të bëhej pjesë e garës ishte fakti që nuk u ishte bashkuar naëtarëve të grupit të PD-së që mbështesin të shpallurin non grata, referuar kryedemokratit Sali Berisha. Bejko e krahasoi Berishën me Enver Hoxhën e Ramiz Alinë, përsa i përket izolimit ndërkombëtar. Ai tha se kreu i PD-së i përket klanit opozitar që kanë para me burime të dyshimta dhe që kërkojnë tu hedhin 'hi syve' qytetarëve. Përsa i përket vizionit të tij për Tiranën, Bejko tha se do ta prezantojë planin në ditët në vijim.

Fjala e Bejkos: 

Shpresa nuk vjen kurrë me një parti të konsumuar. Njerëzit që besojnë tek një parti që mbështetet mbi vlera. Qytetarëet dëshpërohen kur nuk ka një alternativë shprese. Kurrsesi njerëzit që besojnë tek vlerat e një partie nuk mund të dorëzohen në rrugën e dhunës dhe nuk ndoqën rrugën e non-gratas. Unë jam njëri prej tyre. Kjo është arsyeja pse mora iniciativën të kandidoja për Tiranën. Por, nuk mund të pranojmë që e djathta shqiptare të përfaqësohet nga një parti e majtë e kamufluar si e djathtë. Nuk pranoj që e djathta të përfaqësohet nga lëvizje që janë izoluar më shumë se Enver Hoxha e Ramiz Alia. Ramiz Aliajt iu dha mundësia për të takuar disa liderë botërorë. Nuk mund të pranoj që e djathta shqiptare të përfaqësohet nga lëvizje politike që janë të ezauruara. Do të ishte një turp. Kemi vlera që politikanë të caktuar për interesa personale kërkojnë t'i shkelin. Shqipëria nuk mund t'ia dalë pa aleatin perëndimor. Nuk mundet kurrsesi që një lëvizje duke qenë e izoluar të integrojë Shqipërinë në Evropë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të vështirë. Tirana sot vuan makutërinë e pushtetit dhe të korrupsionit. Tirana është bërë një qytet thuajse i pajetueshëm. Interesat e pushtetit për të pasuruar njëri-tjetrin po u hedhin hi syve njerëzve. Por tiranasit dhe ata që kanë ardhur nga zonat e tjera, e kanë të qartë se si është situata. Unë nuk di të komunikoj ndryshe se sa duke u mbështetur tek e vërteta dhe tek ajo që besoj. Gjatë ditëve do të bëj publik vizionin tim për Tiranën, por mund t;ju them që alternativa ime është e vetmja e djathtë. Ndiqni me kujdes fushatën dhe shikoni se çfarë bëjnë kandidatët e tjerë, në cilat flamuj apo sigla kanidojnë. Ky qytet nuk ka nevojë për çdo njeri me lekë, të lidhur ose jo me qeverinë e klane të forta dhe që duhet patjetër t'i investojë ato sepse ka nevojë për këto para, burimet e të cilave janë të dyshimta. Roli i bashkisë është të investojë aty ku duhet dhe kur duhet. Të gjithë anëtarët në lista që ndiqen nga një pedagoge e nderuar janë persona që mbartin vlera njerëzore. Janë njerëz që kanë kontribuuar me çdo gjë që kanë pasur në Partinë Demokratike. Natyrisht, ky është PD-ja.

roland bejko

Sondazh

Poll