28 Mars 2023, 13:37
Nga A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pranoi ditën e sotme se në mbledhjet që ka zhvilluar ditët e fundit, ka pasur debate. Ai tha se debatet kanë qënë të dobishme për të parë më qartë situatën kaotike ku ndodhet Partia Demokratike. Po ashtu, Alibeaj nuk i kurseu akuzat, duke thënë se ka edhe nga ata persona që fshihen pas gishtit për të vërtetën e situatës së demokratëve, duke e shitur sikur është normale apo frymëzuese.
Për Berishën, Alibeaj deklaroi se shpesh herë ka përdorur gjuhë fyese dhe shumë banale ndaj deputetëve të Partisë Demokratike që kanë pasur mendim ndryshe nga ai.
Pjesë nga deklarata e tij:
Pas shume vitesh po zhvillohet nje debat ne nje forum drejtues te nje partie per kandidatet. Nje debat i dobishem per situaten kaotike ne te cilen ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit per te verteten e situates se demokrateve, duke e shitur ate si normale apo frymezuese, ose eshte i kapur nga verberia politike ose thjesht deshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.
Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.
Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje.
Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.
enkelejd alibeaj partia demokratike
Politike
28 Mars 2023, 12:59
A.B
Pal Tushaj dhe Ndrec Deda
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni aktual...
Politike
28 Mars 2023, 12:08
f.g
Klevis Balliu, shefi i organizimit ne PD
TIRANE- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se kompania e deputetit A...
Politike
28 Mars 2023, 12:09
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në qendrën Kombëtare të Transfuzionit ...
Politike
28 Mars 2023, 12:10
F.M
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Publikohen listat e tjera me emrat e zgjedhur nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Liris&...
Politike
28 Mars 2023, 11:54
F.M
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i firmosur mes...
Politike
28 Mars 2023, 11:35
F.M
Izmira Ulqinaku
TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i firmosur mes kryedemokr...
Politike
28 Mars 2023, 11:29
A.B
Gazmend Bardhi
TIRANË- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit e cila kërkoi që deputeti i P...
Politike
28 Mars 2023, 11:11
A.B
Selia e Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme, KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashk...
Politike
28 Mars 2023, 11:06
F.M
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka kërkuar që drejtësia të zbardhë sul...
Politike
28 Mars 2023, 09:24
F.M
Endrit Shabani
TIRANË- Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka treguar arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet lokal...