28 Mars 2023, 12:59
Nga A.B
Pal Tushaj dhe Ndrec Deda
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni aktual. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Tushaj bën të ditur se arsyeja e parë dhe kryesore se përse do largohet nga posti është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.
Në listën e tij se përse mori këtë vendim, Tushaj thekson se Ndrec Deda e trajton Mirditën si të dorës së dytë dhe vjen në punë me kohë të pjesshme. Po ashtu, ai e akuzon se i shpërfill strukturat e PS-së.
Një akuzë e fortë e bërë nga Tushaj është se Deda bën fushatë me njerëz me precedentë penal dhe kryen emërime klienteliste pa marrë parasysh partinë. Sipas tij, prioritet i Dedës është që të jesh në administratën e tij duke pasur 2 emra e duke qenë të paktën një herë në burg.
POSTIMI I PAL TUSHËS:
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë Socialiste të njësise vendore Rrubik. Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës.
Disa arsyet e tjera jane:
1- Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2- Nuk përfill strukturat e PS
3- Bën fushatë me njerëz me precedent penal. Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.
4- Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca. Të mos mbash mend shokët e klasës.
5- Të qeshësh sa her fol Ndreca.
Kam dhe shumë arsye të tjera që do ti them në statuset e tjera.

ndrec deda pal tushaj
Politike
28 Mars 2023, 12:08
f.g
Klevis Balliu, shefi i organizimit ne PD
TIRANE- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se kompania e deputetit A...
Politike
28 Mars 2023, 12:09
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në qendrën Kombëtare të Transfuzionit ...
Politike
28 Mars 2023, 12:10
F.M
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Publikohen listat e tjera me emrat e zgjedhur nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Liris&...
Politike
28 Mars 2023, 11:54
F.M
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i firmosur mes...
Politike
28 Mars 2023, 11:35
F.M
Izmira Ulqinaku
TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i firmosur mes kryedemokr...
Politike
28 Mars 2023, 11:29
A.B
Gazmend Bardhi
TIRANË- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit e cila kërkoi që deputeti i P...
Politike
28 Mars 2023, 11:11
A.B
Selia e Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme, KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashk...
Politike
28 Mars 2023, 11:06
F.M
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka kërkuar që drejtësia të zbardhë sul...
Politike
28 Mars 2023, 09:24
F.M
Endrit Shabani
TIRANË- Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka treguar arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet lokal...
Politike
27 Mars 2023, 22:59
k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Damian Gjiknuri deklaroi se socialistët synojnë të fitojnë minimalisht 45 bashki në zgjedhjet lokale...