Aktualitet

“Paketimi me logon e Louis Vuitton”/ Arrestohen tre shqiptarët në Itali, sekuestrohet 83 kg kokainë

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në portin e Italisë, pasi janë kapur me 83 kg kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner.Tre autorët mësohet se janë të moshave 23, 28 dhe 33 vjeç dhe jetonin në Piza.

28 Mars 2023, 11:32 Nga f.i
“Paketimi me logon e Louis Vuitton”/ Arrestohen tre shqiptarët
Droga e sekuestruar

ITALI- Tre shqiptarë janë vënë në pranga në portin e Italisë, pasi janë kapur me 83 kg kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner. Ajo që bie në sy është mënyra e paketimit të drogës me logon e brandit të Louis Vuitton. Mediat vendase raportojnë se anija mbante një ngarkesë me banane nga Ekuadori.

Kontejneri, pasi zbriti nga anija, iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës. Hetimet e mëpasshme të kryera nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare dhe grupit Savona, bënë të mundur arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, të cilët hynë fshehurazi në zonën e portit të Vado Ligure.

Tre autorët mësohet se janë të moshave 23, 28 dhe 33 vjeç dhe jetonin në Piza. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e marrësve të ngarkesës së madhe të drogës, e cila e vendosur në tregun me pakicë, do të kishte sjellë mbi 7 milionë euro të ardhura.

arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll