Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar! Banorët e Bërxullës parashtrojnë pikëpyetjet e tyre, paralajmërimi: Nesër jemi te Kadastra

Banori kërkon të dijë se si do të vlerësohen banesat, si do jepen lejet e ndërtimit

28 Mars 2023, 10:24 Nga A.B
Projekti Thumanë-Kashar! Banorët e Bërxullës
Banori

TIRANË- Ditën e sotme, banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë. Kryeplaku u shpreh se nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet edhe pse kanë më shumë se 6 muaj që dalin në protestë. Ai kërkon të dijë se si do të vlerësohen banesat, si do jepen lejet e ndërtimit dhe si do i bëhet banesave që janë 1 metër larg rrugës që pritet të ndërtohen. 

"Kur nuk ka njerëz të aftë, e thonë të gjithë, rruga duhet të jetë minimumi 200 metra nga shtëpitë. është bërë kjo që ne kemi dalë pasi kur na thoshin që nuk është dicka e detajuar, atëherë ne do rikthehemi në ditën e parë të protestës, ndaj jemi irrituar kaq shumë. Kërkoj nga ARRSH, dokumentin që është dërguar në hipotekë, duhet tërhequr, është dokument që është përcjellë, duhet të flasë me ne dhe të na japë të drejtë legjitime, si do vlerësohen banesat, si do jepen lejet e ndërtimit, si do i bëhet banesave që janë 1 metër larg rrugës?

Po ta shohësh projektin e parë, duhet të ketë rrugë dytësore, ku janë? Projekti është ndryshuar sipas varianteve dhe situatave që u kanë dalë përpara, askush nuk e priste këtë. Nesër do jemi të Kadastra, përballë saj."- u shpreh ai.

Banorët e Bërxullës në Vorë kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll