Aktualitet

Vrasja te Top Channel, Kurti: U trondita kur mësova lajmin e hidhur, vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë

Kurti tha se ajo që ndodhi ishte një sulm i tmerrshëm dhe i papranueshëm.

28 Mars 2023, 10:58 Nga A.B
Vrasja te Top Channel, Kurti: U trondita kur mësova lajmin e hidhur,
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjes Kola, pas vrasjes së rojes së sigurisë të 'Top Channel', ngjarja e cila ndodhi dy ditë më parë në ambientet e medias. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'Wake Up', Kurti tha se ajo që ndodhi ishte një sulm i tmerrshëm dhe i papranueshëm. Ai kërkon që autorët të vihen përballë drejtësisë.  

"Unë u trondita kur mora vesh këtë lajm të hidhur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes Kola, të gjithë juve kolegëve të tij në Top Channel dhe qytetarëve mbarë për shkak se një sulm i tillë i tmerrshëm është i papranueshëm dhe duhet që të zbardhet sa më parë dhe vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë, nga policia dhe drejtësia në Shqipëri. Është një rast i rëndë meqenëse bëhet fjalë për një punëtor në shërbim të njoftimit të qytetarëve, informimit të njerëzve, pra të njërës prej lirive themelore që duhet të gëzojë gjithsecili në republikë"

albin kurti vritet roja i top channel

Sondazh

Poll