Aktualitet

"Jam heroinë si Shote Galica"/ E moshuara paralajmëron: Kam benzinë dhe shkrepse gati, nuk më dridhet syri

E moshuara deklaroi se asnjë nuk do e ndalojë të arrijë synimin e saj, pasi shteti nuk po i jep zgjidhje.

28 Mars 2023, 10:35 Nga A.B
"Jam heroinë si Shote Galica"/ E moshuara paralajmëron: Kam
E moshuara

TIRANË- Një e moshuar, banore e fshatit Bërxullë paralajmëroi vetëflijim. Gjatë protestës së sotme, e moshuara bëri të ditur se ka ardhur e përgatitur, duke marrë me vete benzinë dhe shprepse. Ai shtoi se asnjë nuk do e ndalojë të arrijë synimin e saj, pasi shteti nuk po i jep zgjidhje.

"Unë benzinën këtu e kam, do e përdor, edhe shkrepsen këtu e kam. Dhe unë do e përdor, as nuk më dridhet syri, jam heroinë si Shote Galica. Ku jeni ju? Thoni mos e zeni këtë anë e mos e zini atë anë. Ku ka këtu? Jemi të gjithë autoktonë"- tha ajo.

Banorët e Bërxullës në Vorë kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll