Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkon edhe dëshminë e Gazment Bardhit

Nuk dihet nëse deputeti do pranojë të paraqitet në seancë.

28 Mars 2023, 10:37 Nga A.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkon edhe dëshminë e
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit, kërkon që në seancën për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj, të thirret edhe deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ditën e sotme po zhvillohet seanca ku do të merren në pyetje disa nga 59 dëshmitarët për këtë ngjarje.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Palekaj, ishte shoqërues i drejtuesit politik të PD-së të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

pjerin xhuvani arber paplekaj gazment bardhi

Sondazh

Poll