Aktualitet

Veliaj tha se mbolli 1 mln pemë, Lapaj: O Erion, duhet një xhungël deri në Kamëz për ta bërë këtë gjë, s’del sipërfaqja e Tiranës (Llogaria)

Me një llogari matematikore, avokati shton se për të mbjellë 1 milion pemë duhet një sipërfaqe prej 25 km2 dhe që të arrihet kjo gjë duhet një bulevard që arrin deri në Kamëz.

28 Mars 2023, 11:02 Nga F.M
Veliaj tha se mbolli 1 mln pemë, Lapaj: O Erion, duhet një
Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj ka bërë një përllogaritje të sipërfaqes së mbjellë me pemë në Tiranë, referuar deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Lapaj thotë se është e pamundur që në Tiranë të jenë mbjellë 1 milion pemë, pasi nuk mjafton sipërfaqja e qytetit për ta bërë një gjë të tillë. Me një llogari matematikore, avokati shton se për të mbjellë 1 milion pemë duhet një sipërfaqe prej 25 km2 dhe që të arrihet kjo gjë duhet një bulevard që arrin deri në Kamëz.

Postimi:

REPLIKË ME ERIONIN E BASHKISË. Kemi mbjellë 1 000 000 pemë thotë Kryetari i Bashkisë Tiranë. O Erion e di sa janë 1 milion pemë?! Ja kape 1 llogari: 1 hektar = 10 000 m2. Në 10 000 m2 mbillen maksimalisht 400 pemë. (Po ta mbillje plantacion) Pra, 1 000 000 pemë ÷ për 400 pemë/ha = 2500 hektarë të mbjella me pemë. E di sa janë 2500 ha o Erion? Janë sa 5 000 fusha futbolli sipërfaqe. Ose ose janë 25 km2. Thënë ndryshe është një kuadrat 5 km i gjatë me 5 km i gjerë. Erion, po mundohem të ta thjeshtëzoj edhe më...nga korpusi deri në fund të bulevardit të ri të Tiranës është 2.9 km...që të shkojnë 5 km vijë lineare duhet shkuar deri në Kamëz. O Erion o Erion...xhungël...xhungël...Po ti Erion mirë bën që tallesh me bet 5000...se në qytet bie heshtja kur t'i tallesh.

Vetëm dy ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se së bashku me një grup fëmijësh mbollën pemën e një milionë në Parkun e Liqenit Artificial. Ai shprehu dhe ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.

adriatik lapaj erion veliaj

Sondazh

Poll