Aktualitet

Fshehur në lëkura viçi, sekuestrohet 760 kilogramë kokainë në Itali, ishte sjellë nga Amerika e Jugut përmes grupit domenikan, në pranga dhe një shqiptar

Droga, sipas mediave italiane, ishte fshehur në një lëkurë të papërpunuar viçi dhe nëse do të dilte në treg, do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove.

28 Mars 2023, 09:51 Nga F.M
Fshehur në lëkura viçi, sekuestrohet 760 kilogramë
Operacioni

ITALI- 760 kilogramë kokainë me vlerë 60 milionë euro janë vënë në sekuestro nga autoritetet italiane. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se operacioni është zhvilluar në Bologna dhe autoritetet kanë arrestuar 20 persona, mes tyre një shqiptarë. Të tjerë janë italianë dhe nga Republika Domenikane.

Droga, sipas mediave italiane, ishte fshehur në një lëkurë të papërpunuar viçi dhe nëse do të dilte në treg, do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove. Droga ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e mbushur me lëkurë të papërpunuar viçi.

Copat e lëkurës së viçit ishin të paketuara dhe të ndara në madhësi identike e me peshë 500 gramë secila. Grupi që e kishte sjellë nga Amerika e Jugut rezulton se është me origjinë në Republikën Domeikane dhe ishte aktivizuar në Itali. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe janë vënë nën sekuestro pesë makina që iu gjetën në garazhe.

operacion ne itali

Sondazh

Poll