Sport

Një peticion kundër riintegrimit në gara, të sportistëve rusë dhe bjellorusë…

Më shumë se 300 sportistë, pensionistë apo aktivë, u kanë dërguar një letër presidentëve të IOC dhe Federatës Ndërkombëtare të Skermës për të shprehur pakënaqësinë e tyre, pas rikthimit në gara të atletëve rusë dhe bjellorusë.

28 Mars 2023, 10:34 Nga DOSJA

Një peticion kundër riintegrimit në gara, të

FRANCE - Më shumë se 300 sportistë i kanë dërguar një letër Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Emmanuel Katsiadakis, ushtrues detyre i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Skermës (FIE).

Në të, ata u kërkojnë atyre që të rishqyrtojnë vendimin për riintegrimin e skermistëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare. Këta ishin pezulluar më parë, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës të udhëhequr që nga shkurti 2022 nga Rusia, me mbështetjen e Bjellorusisë.

Nënshkruesit e peticionit e quajtën këtë rikthim "një gabim katastrofik". 318 sportistë kanë nënshkruar, përfshirë 286 që janë ende aktivë. Ata vijnë nga e gjithë Evropa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Brazili dhe madje edhe Meksika. 

“Me një shpërfillje totale për zërin e sportistëve, ju keni lejuar Rusinë dhe Bjellorusinë të kthehen në garat e FIE,- thuhet ndër të tjera në letrën e sportistëve, e cila vazhdon, - Ky është një largim i dukshëm nga pozicioni i IOC... dhe ekspozon edhe një herë interesat ruse që mbizotërojnë zërin dhe të drejtat e sportistëve, veçanërisht atyre nga Ukraina. 

Kjo luftë flagrante dhe e paprovokuar, shkelja e armëpushimit olimpik prej saj nuk mund të shpërfillet apo shpërblehet. Kthimi në biznes si zakonisht do të ishte një gabim katastrofik,”- thuhet ndër të tjerë në letër.

Një peticion kundër riintegrimit në gara, të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll