Sport

NGATERRESA! Një koncert i Çajkovskit, në vend të himnin rus në botërorin e boksit...

Gjatë kampionatit botëror të boksit, himni rus u zëvendësua nga një koncert të Piotr Tchaikovsky, në kohën e ceremoniesë medaljeje.

28 Mars 2023, 10:15 Nga DOSJA

NGATERRESA! Një koncert i Çajkovskit, në vend të himnin

INDI - Kur mori medaljen e saj të artë për titullin e kampiones së botës amatore në peshën e mesme, boksierja ruse Anastasiia Demurchian nuk mundi ta këndonte himnin e vendit të saj.

E kurorëzuar kampione e botës në sallën e brendshme KD Jadhav në Nju Delhi (Indi), ruseja u ngjit në podium dhe pasi mori medaljen e saj dhe priti himnin e vendit të saj. Por befas në sallë kumboi Koncerti Nr.1 i Pianos i Piotr Çajkovskit.

Organizatorët kërkuan falje shpejt për gabimin. Demurchian u thirr të kthehej në podium që të dëgjonte himnin kombëtar rus, ndonëse tifozët ishin larguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Федерация бокса России (@russianboxingfederation)

Të ndaluar nga garat e shumta, mes rasteve të dopingut dhe luftës në Ukrainë, boksierët rusë janë lejuar të garojnë në kampionatin botëror të boksit në Indi.

Për kujtesë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte miratuar përdorimin e Koncertit nr. 1 të Pianos të Çajkovskit për ekipin rus, gjatë ceremonive të medaljeve në Lojërat Olimpike Verore 2021 në Tokio dhe në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, për të zëvendësuar himnin rus të ndaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll