Sport

Tifozët ukrainas kërkojnë avionë luftarakë F-16, në mes të ndeshjes ndaj Anglisë...

Gjatë ndeshjes Angli-Ukrainë (2-0), të dielën më 26 mars, në Londër, tifozët ukrainas kërkuan avionë luftarakë për të ndihmuar ushtarët e tyre të luftojnë me rusët.

27 Mars 2023, 18:06 Nga DOSJA

Tifozët ukrainas kërkojnë avionë luftarakë F-16,

ANGLI - Një humbje anekdotike. Tifozët ukrainas përfituan nga ndeshja e humbur e kombëtares së tyre në Londër për kualifikueset e “Euro 2024”, për të kërkuar ndihmë me armë.

Tifozët u dyndën në stadiumin Wembley, duke i bërë thirrje Europës që të sigurojë avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar Ukrainën, që të luftojë pushtimin rus, të nisur në shkurt 2022.

Ata valëvitën tabelat: "Nuk ka kohë për të pritur, ne kemi nevojë për F-16", ose "Rishi, ne kemi nevojë për ndihmë", drejtuar kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Në pjesën e parë ata lëshuan edhe disa avionë letre me ngjyrat e flamurit të tyre dhe mbi të cilët shfaqej teksti i një kënge.

Tifozët ukrainas kërkojnë avionë luftarakë F-16,

Ukrainasit kishin shkruar fjalët e këngës "Ten German Bombers", të kënduar nga nxënës britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të përshëndetur fitoren e Forcave Ajrore Mbretërore kundër dhjetë bombarduesve nazistë, duke ndryshuar fjalët. 

“Nuk kishte asnjë bombardues rusë në ajër”, thuhej në këngë. - Sepse Forca Ajrore e Ukrainës kanë nevojë për F-16 për t'i rrëzuar ato.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll