Bota

Gruaja vret burrin me armë zjarri në Misisipi, konflikti mes tyre u filmua LIVE në Facebook

Autoritetet thanë se viktima vdiq nga një plagë e vetme me armë zjarri dhe u shpall i vdekur në vend. 

27 Mars 2023, 19:53 Nga A.B
Gruaja vret burrin me armë zjarri në Misisipi, konflikti mes tyre u
Kadejah Michelle Brown

SHBA- Kadejah Michelle Brown, nga Misisipi është lënë në paraburgim pasi autoritetet dyshojnë se vrau burrin e saj gjatë një lidhje live në Facebook. Sherifi i qarkut Lowndes tha se policët morën një telefonate për dhunë në familje të shtunën në mëngjes në bllokun 500 të Green Tree Drive.

Ata arrestuan 28 vjeçaren, pasi besojnë se ajo qëlloi dhe vrau burrin e saj. Autoritetet thanë se viktima vdiq nga një plagë e vetme me armë zjarri dhe u shpall i vdekur në vend. 

Hetuesit besojnë se çifti u përfshi në një debat që u kthye fizik dhe i gjithë konflikti u publikua live në 'Facebook'.

Oficerët gjetën një pistoletë 9 mm dhe prova të tjera në vendin e ngjarjes. Brown u mbajt në paraburgim e më pas u transportua në Qendrën e Paraburgimit të të Rriturve të Qarkut Lowndes.

"Kishte një histori të dhunës në familje midis Brown dhe viktimës,"- tha Sherifi Eddie Hawkins në një postim në Facebook. “Kjo ishte një vrasje tragjike dhe e pakuptimtë dhe mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e viktimës”.

michelle brown

Sondazh

Poll