Bota

Trazira në Izrael/ Policia publikon numrin e protestuesëve: Rreth 80 mijë qytetarë marshuan me flamuj në rrugë

Tubimi, i cili duket se po i afrohet fundit, deri më tani ka kaluar pa incidente.

27 Mars 2023, 18:43 Nga a.l
Trazira në Izrael/ Policia publikon numrin e protestuesëve: Rreth 80
Protesta në Izrael

IZRAEL- Autoritetet izraelite njoftojnë se rreth 80,000 izraelitë  u mblodhën sot para dyerve të Knesset për të protestuar kundër reformës gjyqësore të nisur nga qeveria Netanyahu dhe kundër shkarkimit të ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant. Udhëheqësit kryesorë të opozitës parlamentare dolën me radhë në një skenë të improvizuar, duke përfshirë Yair Lapid, Benny Gantz dhe Avigdor Lieberman. Tubimi, i cili duket se po i afrohet fundit, deri më tani ka kaluar pa incidente, shkruajnë mediat e huaja. 

'Fuqia Çifute', partia e ekstremit të djathtë të Itamar Ben Gvir, ka thënë se është e gatshme të shtyjë reformën deri në rifillimin e Knesset-it, pas Pashkës, me kusht që qeveria të shqyrtojë menjëherë krijimin e një 'Garde Kombëtare' nën drejtimin e vetë Ben Gvir. Kështu raportojnë mediat sipas të cilave ‘Jewish Power’ ka nxjerrë një letër me angazhimin në këtë kuptim të nënshkruar nga kryeministri Benyamin Netanyahu në fund të takimit me Ben Gvir. 

protesta ne izrael

Sondazh

Poll