Bota

Një pjesë e kodit të Twitter rrjedh në internet, kompania padit në gjykatë Github

Kompania e Elon Musk paditi Github në një gjykatë në Kaliforni

27 Mars 2023, 18:46 Nga A.B
Një pjesë e kodit të Twitter rrjedh në internet, kompania
Twitter

SHBA- Pjesë të kodit të Twitter u zbuluan dhe u postuan në internet në faqen e internetit Github. Ky është kodi mbi të cilin bazohet funksionimi i platformës dhe mjetet e brendshme për mirëmbajtjen e saj.

Twitter paditi Github, i cili ka kodin për mijëra programe, në një gjykatë në Kaliforni. Github, në pronësi të Microsoft, përmbushi kërkesën e Twitter dhe e ka hequr kodin në fjalë.

Kodi u ngarkua nga një përdorues me pseudonimin FreeSpeechEnthusiast, një referencë ironike për Elon Musk , pronarin e Twitter, i cili e deklaron veten si "një kampion absolut i fjalës së lirë".

Është e paqartë se sa larg ishte "përhapur" kodi i Twitter përpara se të tërhiqej nga Github. Në raste të tilla zakonisht përfundon në duart e hakerëve që përpiqen të gjejnë dhe shfrytëzojnë vrimat e sigurisë.

twitter

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:46 A.B

Skocia zgjedh kryeministrin e ri

Humza Yousaf SKOCI- Skocia ka një lider të ri: Humza Yousaf. Edhe pse 38 vjeç, ai është kreu i ri i partisë ...