Bota

Mbreti Charles planifikon udhëtimin në Gjermani, pritet të qëndrojë në hotelin me pesë yje

Në hotelin me pesë yje kanë qëndruar emra të famshëm si Michael Jackson, Dalai Lama dhe nëna e monarkut britanik.

27 Mars 2023, 19:39 Nga A.B
Mbreti Charles planifikon udhëtimin në Gjermani, pritet të
Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles po planifikon udhëtimin e radhës. Ai shtyu vizitën në Francë pas trazirave sociale për ndryshimet e pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron dhe dhunën në qytetet e vendit. Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, Mbreti Charles, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, pritet të qëndrojë në hotelin luksoz të Berlinit “Adlon”.

Në hotelin me pesë yje kanë qëndruar emra të famshëm si Michael Jackson, Dalai Lama dhe nëna e monarkut britanik. Autoritetet gjermane do të bëjnë të pamundurën që mbreti të ndihet si në shtëpinë e tij, siç komenton gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Mbretëresha Elizabeth kishte qëndruar në “Hotel Adlon” në vitin 2004 dhe 2015 duke shijuar komoditetin e një prej tre suitave presidenciale të hotelit “Royal Suite”.

Stafi i njeh shumë mirë preferencat e anëtarëve të familjes mbretërore britanike./Dosja.al

mbreti charles

Sondazh

Poll