Bota

E rëndë në Ekuador: Të paktën 16 të vdekur 7 shtatë të zhdukur nga një rrëshqitje dheu

Rrëshqitja e dheut përfshiu disa pjesë të qytetit Alavsi të dielën në mbrëmje, duke prekur rreth 500 njerëz dhe 163 shtëpi.

27 Mars 2023, 18:38 Nga k.m.
E rëndë në Ekuador: Të paktën 16 të vdekur 7
Pamje nga Ekuadori

EKUADOR- Të paktën 16 persona kanë vdekur, 16 janë plagosur dhe 7 janë zhdukur nga një rrëshqitje dheu në jug të Ekuadorit, një rajon që ka pasur mot të rëndë javët e fundit. Dhjetra shtëpi u "varrosën" gjatë natës.

"Ne kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie të tmerrshme,"- tha Ministri i Transportit Dario Herrera për Reuters, duke folur nga Alaousi.

 

"Prioriteti ynë është të kujdesemi dhe t'i nxjerrim njerëzit nga shtëpitë e tyre."

Duke reaguar në Twitter, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso tha se zjarrfikësit kishin punuar që nga orët e para të mëngjesit "për të ndihmuar të prekurit". Imazhet e transmetuara nga mediat lokale treguan dhjetëra shpëtimtarë dhe civilë që punonin rreth rrënojave në errësirën e natës me pishtarë në duar, duke u përpjekur të çlironin njerëzit që ishin nën dhe.

Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar rrugët, urat dhe infrastrukturën tjetër në të gjithë vendin. Presidenti Lasso në fillim të këtij muaji shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 14 provincat më të goditura nga moti i keq dhe tërmeti i fortë.

ekuador

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:46 A.B

Skocia zgjedh kryeministrin e ri

Humza Yousaf SKOCI- Skocia ka një lider të ri: Humza Yousaf. Edhe pse 38 vjeç, ai është kreu i ri i partisë ...