Sport

Ja pse Antoine Griezmann i lyen flokët rozë

Që nga fillimi i vitit, Antoine Griezmann ka një prerje të re flokësh të lyera rozë. Një ngjyrë e zgjedhur pas votimit me gruan dhe fëmijët e tij.

27 Mars 2023, 16:58 Nga DOSJA
Ja pse Antoine Griezmann i lyen flokët rozë

FRANCE - Ai nuk kalon pa u vënë re në fushë. Që nga fillimi i vitit 2023, Antoine Griezmann ka spikatur për pamjen e tij të re të flokëve dhe veçanërisht ngjyrën e re.

Pas flokëve biondë gjatë Kupës së Botës, zv/kapiteni i ri i ‘bluve’ i ka pasur flokët me ngjyrë rozë fluoreshente, që nga kthimi i tij nga Katari. Një ngjyrë që përplaset dhe që pati efektin e saj kur takohej me shokët e tij në skuadrën e Francës dhe Didier Deschamps në Château de Clairefontaine.

E megjithëse ekstravagante, ngjya rozë u zgjodh pas votimit me gruan dhe tre fëmijët e tij. “Është luajtur mes blusë dhe rozës. Unë kam tre vajza në shtëpi (dy vajzat dhe gruaja e tij) dhe jemi vetëm dy djem (unë dhe djali). Ne votuam dhe fitoi roza”,- tha ai në një video të postuar nga Atlético Madrid janarin e kaluar. Por kjo nuk është hera e parë që ai zgjedh një prerje ekscentrike të flokëve.

Që nga fillimi i karrierës së tij, Antoine Griezmann ka pasur një mori modelesh flokësh, si David Beckham, për të cilin nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij. Ai gjithashtu vesh numrin 7 dhe bluzat me mëngë të gjata, në nderim të ish-yllit të Manchester United. 

Dhe prerjet e ndryshme të flokëve janë gjithashtu një mënyrë për të ndarë gjendjen e tij shpirtërore. “Kështu mund ta shihni nëse jam i lumtur apo jo”, ka shtuar ai në videon e klubit spanjol.

Është e vështirë për të që të mos jetë tani. Pas një fillimi të komplikuar të sezonit, ai është rikthyer te Atlético Madrid, ku është më thelbësor dhe vendimtar se kurrë, me tre gola dhe dy asistime në La Liga në pesë ndeshjet e tij të fundit. Ai gjeti rrjetën me ‘blutë’ edhe ndaj Holandës (4-0), pas më shumë se një viti heshtje. Duhet pra ta shohësh jetën rozë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll