Sport

Bashkëshortja e Hakimit pozicionohet: “Do të jem gjithmonë në anën e viktimave”...

Ky është qëndrimi i Hiba Abouk, gruas së Achraf Hakimit, i akuzuar për përdhunim, duke u vënë në anën e viktimës.

27 Mars 2023, 17:21 Nga DOSJA

Bashkëshortja e Hakimit pozicionohet: “Do të jem gjithmonë

FRANCE - I paditur pas një akuze për përdhunim, Achraf Hakimi, ndërkombëtari maroken i Paris Saint-Germain, është në sytë e drejtësisë franceze. 

Më 26 shkurt, një grua e re shkoi në një stacion policie në Val-de-Marne, duke u treguar se ishte përdhunuar nga lojtari. Dhe nëse gruaja në fjalë nuk do të kishte dashur të bënte një ankesë, një hetim është hapur dhe lojtari është vendosur nën mbikëqyrjen gjyqësore me ndalimin për të hyrë në kontakt me viktimën.

Pothuajse një muaj pas fillimit të kësaj ngjarjeje, ka qenë bashkëshortja e tij, Hiba Abouk, me të cilën marokeni është në proces divorci, e cila ka folur në një intervistë për të përditshmen spanjolle El Pais. 

Ajo shpjegon se “i duhej kohë për të tretur këtë tronditje” për t’u shprehur më pas, pavarësisht, se “për disa tema të ndjeshme, heshtja mund të jetë e favorshme”, por se gjithsesi ndjente një “nevojë detyruese” për të folur. 

Bashkëshortja e Hakimit pozicionohet: “Do të jem gjithmonë

Hiba Abouk saktëson se shkëputja e saj me lojtarin është para këtij rasti, duke shtuar se nuk ka qenë në dijeni. “Pas marrjes së vendimit për t’u ndarë ligjërisht dhe për të ndërprerë bashkëjetesën, në pritje të procedurave të divorcit, kush do ta kishte imagjinuar se përveç përballjes me dhimbjen e njohur të ndarjes dhe pranimit të pikëllimit që sjell dështimi i një projekti, një i afërm me të cilin i kisha dhënë trupin dhe shpirtin, duhet ta përballoja këtë poshtërim”, ka treguar ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll