Sport

Formohen klanet te kombëtarja e Francës, kapiteni i ri Mbappe formon grupin e tij…

Kapiteni i ri i skuadrës franceze Kylian Mbappé ka krijuar një bërthamë të fortë të afërmsh në dhomat e zhveshjes.

27 Mars 2023, 16:37 Nga DOSJA
Formohen klanet te kombëtarja e Francës, kapiteni i ri Mbappe formon

FRANCE - Kylian Mbappé prej një jave është në rolin e kapitenit të skuadrës franceze.  Bosi i ri i ‘Bluve’ mban me krenari shiritin e tij në krah dhe deklaron me bujë se do të sulmojë së fundmi ‘rekordin’ Michel Platini, i cili është thjesht "objektivi i radhës për t'u arritur" prej tij.

Kylian Mbappé, e ndjen veten ‘mbret’ në qendër të epokës së re, në dhomat e zhveshjes tani që Varane dhe Mandanda janë përkulur, ndërsa Paul Pogba dhe N'Golo Kante mungojnë. Le Parisien, në edicionin e saj raporton pak më shumë për ata që formojnë çdo ditë rrethin e ngushtë të Kylian Mbappé.

Në dhomat e zhveshjes, veçanërisht gjatë sekuencave të turbullta të transmetuara nga FFF, Kylian Mbappé është i rrethuar nga Marcus Thuram dhe Youssouf Fofana, Ibrahima Konaté dhe Camavinga gjithashtu afër. Parizieni thotë, se më të afërt me të në dhomat e zhveshjes janë Marcus Thuram dhe Camavinga. 

Sakaq Antoine Griezmann, nga ana e tij, mund të mbështetet në bashkëpunimet e tij të vjetra me Giroud, Pavard dhe Théo Hernandez. Të tjerët janë episodikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll