Sport

INCIDENTI! Pezullohet shorti i Kupës së Botës U-20, Indonezia refuzon Izraelin…

Shorti për Kupën e Botës U-20, që do të hidhej të premten, por është anuluar. Vendi organizator, Indonezia, refuzon pjesëmarrjen e kombëtares izraelite.

27 Mars 2023, 16:07 Nga DOSJA

INCIDENTI! Pezullohet shorti i Kupës së Botës U-20, Indonezia

ZVICER - Finalet janë parashikuar të fillojë më 20 maj dhe të përfundojë më 11 qershor. Por e ardhmja e Kupës së Botës U-20 është e pasigurt. Shorti, i planifikuar për të premten, është shtyrë nga FIFA, siç raporton Associated Press. Agjencia amerikane e lajmeve saktëson arsyet e kësaj pengese: vendi organizator, Indonezia, refuzon pjesëmarrjen e kombëtares izraelite gjatë finaleve.

Të kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në një Kupë Botërore U-20, izraelitët duhej të luanin ndeshjet e tyre në Bali. Por guvernatori i ishullit, Wayan Koster, i ka kërkuar qeverisë qendrore që të mos lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve. Në Bali, popullsia përbëhet kryesisht nga hindu.

Indonezia nuk e njeh Izraelin si shtet, veçanërisht për shkak të konfliktit me Palestinën. Sipas  Sydney Morning Herald, në Xhakarta, kryeqyteti indonezian, u zhvillua një demonstratë në favor të përjashtimit të kombëtares së Izraelit nga Kupa e Botës U-20. Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Zainudin Amali, u përpoq të gjente një kompromis, pa ia arritur. Prandaj shorti u anulua.

INCIDENTI! Pezullohet shorti i Kupës së Botës U-20, Indonezia

FIFA ende nuk ka reaguar për situatën. Por Federata e Indonezisë mund të sanksionohet nëse mban qëndrimin e saj dhe refuzon pjesëmarrjen e Izraelit në turne. Kupa e Botës për U-20 mund të organizohet edhe në një vend tjetër nëse nuk gjendet zgjidhje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll