Sport

Mungoi ndaj Ukrainës, sulmuesi i Cityt, Phil Foden, ishte në sallën e operacionit...

Mesfushori sulmues largohet nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë për shkak të një apendicidi akut

27 Mars 2023, 11:46 Nga DOSJA
Mungoi ndaj Ukrainës, sulmuesi i Cityt, Phil Foden, ishte në

ANGLI - Mesfushori sulmues i Manchester City, Phil Foden, iu nënshtrua një operacioni urgjent në Londër të dielën për apendicit akut.

22-vjeçari ishte i grumbulluar te skuadra e Anglisë, e cila këtë të dielë luajti kundër Ukrainës (2-0) në kuadër të turit të dytë të eliminatoreve për “Euro 2024”. Por ylli Cityt u largua me nxitim nga grumbullimi për t'iu nënshtruar operacionit, e cila rezultoi e suksesshme.

Në një deklaratë, Manchester City paralajmëroi se Phil Foden do të kryejë rehabilitimin në klub dhe se ai do të mungojë në derbin kundër Liverpoolit fundjavën e ardhshme.  Shënimi thotë gjithashtu se "nuk është e qartë se për sa kohë sulmuesi do të jetë i padisponueshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll