Sport

Cristiano Ronaldo ‘përçan’ tribunat, ‘hija e Messit’ e ndjek edhe në Luksemburg…

Disa tifozë e thumbojnë yllin portugez duke thirrur “Messi, Messi”. Bashkatdhetarët emigrantë e mbrojnë

27 Mars 2023, 11:06 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ‘përçan’ tribunat, ‘hija e

LUKSEMBURG - Cristiano Ronaldo shkaktoi përçarje në stadiumin e Luksemburgut. Në minutën e 57-të, teksa pa një karton të verdhë për simulim, ylli portugez dëgjoi thirrjet:  “Messin, Messi” por ai shpejt ‘u mbrojt’ nga emigrantët e shumtë portugez, që ngjyrosën tribunat. 

Ata kënduan këngë mbështetëse edhe gjatë atij veprimi 'mashtrues', madje ato u dëgjuan edhe kur ai u zëvendësua (64'), duke i lënë vendin Gonçalo Ramos dhe e përqafoi trajnerin Roberto Martínez.

Në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultatin e thellë 6-0, kapiteni Cristiano Ronaldo (9’, 31’) shënoi dy gola. Pas dy ndeshjesh Portugalia kryeson grupin ‘J’ me 6 pikë të plota.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll