Sport

Ibrahimovic, sot në dyshim ndaj azerëve...

Janne Andersson konfirmoi se sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovic ende duhet të rivlerësohet për gjendjen e tij fizike

27 Mars 2023, 10:13 Nga DOSJA
Ibrahimovic, sot në dyshim ndaj azerëve...

SUEDI - Zlatan Ibrahimovic nuk ishte i lumtur për rikthimin e tij në kombëtaren suedeze, pas një viti mungesë, pasi skuadra nordike përfundoi me humbjen e thellë (0-3) ndaj Belgjikës të premten. 

Por sulmuesi 41-vjeçar i Milanit mund të mos luajë as sot kundër Azerbajxhanit, pasi dje nuk u stërvit me ekipin. Trajneri Janne Andersson konfirmoi se Ibra ende do të rivlerësohet dhe doli në mbrojtje të Isak, shpresës së sulmit suedez. 

“Ne nuk mund të ushtrojmë shumë presion mbi të, pasi ai nuk është ende 100% në formë”,- tha trajneri, duke iu referuar lëndimit që e la mënjanë sulmuesin e Newcastle nga shtatori në janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll