Sport

Gudelj falenderon ata që shpëtuan jetën e vëllait: "Gjest që nuk do ta harrojmë kurrë"

Dragisa Gudelj pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjesh mes Córdoba dhe Racing de Ferrol.

27 Mars 2023, 09:53 Nga DOSJA
Gudelj falenderon ata që shpëtuan jetën e vëllait:

SPANJE - Nemanja Gudelj, i cili ishte i fokusuar te kombëtarja e Serbisë kur mësoi se vëllai i tij Dragisa kishte pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes mes Córdoba dhe Racing de Ferrol, në divizioni i tretë spanjoll. Këtë të diel, mesfushori falënderoi në rrjetet sociale mjekët që shpëtuan jetën e mbrojtësit 25-vjeçar serb.

"Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta në emrin tim dhe të familjes sime, për dashurinë e treguar dhe shqetësimin për shëndetin e Dragit. Jeta e vëllait tim vazhdon, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve mjekësore të Kordovës (...). Për situatën e vështirë, ndjejmë mbështetjen dhe mirësinë tuaj, gjeste që nuk do t'i harrojmë kurrë”,- ka shkruar mesfushori i Sevillas në një mesazh të gjerë.

Sipas mediave spanjole, mbrojtësi Dragisa ka humbur jetën për 7 minuta në fushë dhe dale ndërhyrjes së mjekëve, i riu 25-vjeçar ka ardhur në jetë. Aktualisht, ai është i shtruar në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll