Sport

E larguan, por ja sa do vazhdojë ‘të peshojë’ Nagelsmann në portofolin e Bayern...

Trajneri mbetet në listën e pagave të klubit derisa të gjejë një sfidë të re në karrierë. Kontrata përfundon vetëm në vitin 2026

27 Mars 2023, 09:27 Nga DOSJA
E larguan, por ja sa do vazhdojë ‘të peshojë’

GJERMANI - I punësuar nga Bayern Munich në verën e vitit 2022, Julian Nagelsmann kishte profilin që kërkonte klubi gjerman për drejtuesin e skuadrës. Pak muaj më vonë (21 më konkretisht), bavarezët njoftuan largimin e teknikut, i cili ndryshe nga sa mendohej fillimisht, nuk mund të ishte më zgjidhja për t'u bërë... problem (dhe i madh).

Sipas shtypit gjerman, Julian Nagelsmann është shkarkuar, por do të qëndrojë në listën e pagave të Bayern Munichut, derisa të gjejë një klub të ri për të stërvitur. Kjo marrëveshje ‘zotërinjsh’ mund të jetë shumë e shtrenjtë për klubin gjerman, pasi rrezikon të paguajë rrogën e trajnerit deri në fund të kontratës (përfundon në qershor 2026). 

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Julian Nagelsmann merr 8 milionë euro në vit, kështu që Bayern Munich mund të shpenzojë edhe më shumë 24 milionë euro për trajnerin, duke i shtuar 18 milionë eurove të paguara tashmë për të gjithë ekipin teknik që nga fillimi i kontratës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll