Sport

Tebas shuan ‘ëndërrat’ e katalanasve për rikthimin e Leo Messit te Barcelona!...

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, ka paralajmëruar FC Barcelonën, në përpjekjet e saj për rikthimin e Lionel Messit.

26 Mars 2023, 08:52 Nga DOSJA

Tebas shuan ‘ëndërrat’ e katalanasve për rikthimin e

SPANJE - Është një rikthim që shumë tifozë të FC Barcelona e ëndërrojnë. Në verën e vitit 2021, Lionel Messi, i përballur me situatën financiare të klubit të tij të preferuar, nuk ishte në gjendje të vazhdonte kontratën e tij dhe për këtë arsye fluturoi për te PSG.  Megjithatë, prej disa javësh, thashethemet po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse për një rikthim të mrekullisë në Katalonjë. 

Nuk janë vetëm fjalët e fundit të Joan Laportës që do t'i qetësojë gjërat, teksa ai siguroi se donte të "rilidhej" me klanin argjentinas për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve, e cila është dëmtuar dy viteve më parë. . Megjithatë, ky rikthim i shumëpritur nuk do të jetë i lehtë për t'u arritur. 

Para së gjithash, sepse siç tha dje Nasser Al-Khelaïfi, PSG nuk ka hequr dorë nga ideja për të zgjatur kontratën me kampionin e Botës 2022. Por edhe thjesht për shkak të situatës ende të pasigurt financiare të liderit të La Ligës. Dhe nuk është Javier Tebas ai që do të thotë të kundërtën, ai që hodhi dritë për mundësinë për ta parë sërish ‘Pleshtin’ në fushat e kampionatit spanjoll:

"Shumë gjëra duhet të ndryshojnë për kthimin e Leo Messit në Barcelonë. Para së gjithash, ai duhet të ulë pagën e tij në mënyrë drastike, klubi duhet të largojë lojtarë dhe gjëra të tjera që ata nuk i kanë bërë ende. Ata janë të vetmit që nuk duan t'i ndryshojmë rregullat,"- tha ai në komentet e raportuara nga Barça Universal. 

Tebas shuan ‘ëndërrat’ e katalanasve për rikthimin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll