Sport

VIDEO/ Gjermania qetësohet kundër Perusë, para se të përballet me Belgjikën...

Përpara se të përballej me Belgjikën të martën në një miqësore, Gjermania, e eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës, mundi pa incidente Perunë këtë të shtunë (2-0).

25 Mars 2023, 23:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Gjermania qetësohet kundër Perusë, para se të

GJERMANI - E eliminuar pa lavdi nga Kupa e Botës 2022, Gjermania nisi të shtunën një seri ndeshjesh miqësore, të cilat do ta çojnë në “Euro 2024”, të cilin po e organizon dhe për të cilën tashmë është kualifikuar.

Kundër Perusë në Mainz, gjermanët dominuan kryesisht dhe fituan falë një dopie në periudhën e parë nga Niclas Füllkrug (12’, 33’), sulmuesi i Werder, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë në Bundesligë (15).

Në këtë takim u aktivizua edhe Florian Wirtz (19) në fanelën e Mannschaft, pas lëndimit të tij në gju, i cili bëri që ai të humbiste Botërorin. Lojtarët e Hansi Flick mund të kishin rritur disa herë rezultatin, si penalltia e Kai Havertz që goditi shtyllën (68’).

Minuta në këtë sfidë pati edhe për “bomberin” e Augsburg, me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili debutoi në minutën e 76’-të të miqësores.

Të martën, Gjermania do të presë Belgjikën në Këln, pas fitores së madhe të “Djajve të Kuq” në Suedi të premten (3-0).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll