Sport

VIDEO / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet anti-Poloni, nisen drejt Varshavës mëngjesin e së dielës!

Për rreth 90 minuta skuadra ka zhvilluar ushtrime fizike e më pas ushtrime me top me situata të ndryshme loje, teksa gjithçka ka shkuar sipas programit dhe pa probleme fizike për lojtarët.

25 Mars 2023, 20:39 Nga DOSJA
VIDEO / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet anti-Poloni, nisen drejt

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e të premtes seancën e fundit stërvitore në Shtëpinë e futbollit para nisjes për në Varshavë. Si zakonisht grupi i ka nisur përgatitjet në qendrën e fitnesit për disa minuta e më pas është spostuar në fushë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Myrto Uzuni janë stërvitur rregullisht me grupin. Të dy futbollistët nuk ishin pjesë e grupit një ditë më parë, duke bërë më shumë fizioterapi për shkak të shqetësimeve nga lodhja muskulore. Gjithsesi, stafi mjekësor ka konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe lojtarët i janë rikthyer stërvitjes bashkë me shokët e skuadrës.

Për rreth 90 minuta skuadra ka zhvilluar ushtrime fizike e më pas ushtrime me top me situata të ndryshme loje, teksa gjithçka ka shkuar sipas programit dhe pa probleme fizike për lojtarët. Duhet theksuar se atmosfera është shumë e mirë dhe kombëtarja ka vijuar përgatitjet në kushte mjaft të mira në Shtëpinë e Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll