Sport

VIDEO / Spanja merr tri pikët e para me 3 gola përballë Norvegjisë

“La Roja” merr tri pikët e para përballë një kundërshtari të forte si Norvegjia dhe të parat në drejtimin e trajnerit të ri De La Fuente.

25 Mars 2023, 22:34 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja merr tri pikët e para me 3 gola përballë

SPANJE - Spanja e fillon me fitore aventurën e saj në eliminatoret e kampionatit europian ku ka arritur të mund minimalisht Norvegjinë me shifrat 1-0.

Kanë mjafutar vetëm 13 minuta që të zhbllokohet sfida. Pas një aksioni të bukur ekipor, topi përfundon në këmbët e “fantazistit”, Dani Olmo, i cili me një goditje diagonale brenda në zonë mposht portierin Nylen. 1-0 për Spanjën.


Në pjesën e dytë pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave rezultati u trefishua brenda dy minutave në të 83-n dhe të 84-n nga i njëjti autor Joselu.


Ai kishte zëvendësuar Moratën vetëm 3 minuta përpara se të shënonte golin e parë personal dhe të dytin për Spanjën. Në këtë mënyrë  “La Roja” merr tri pikët e para përballë një kundërshtari të forte si Norvegjia dhe të parat në drejtimin e trajnerit të ri De La Fuente.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll