Sport

Dalin kuotat e basteve për ndeshjen Poloni-Shqipëri, kuqezinjtë shihen si inferiorë…

Sigurisht që parashikimet vendosen në bazë të historikut që kanë të dyja skuadrat në përballjen drektem ashtu edhe në gjendjen aktuale që vijnë në këtë ndeshje.

25 Mars 2023, 21:45 Nga DOSJA
Dalin kuotat e basteve për ndeshjen Poloni-Shqipëri, kuqezinjtë

POLONI -  Shqipëria do të luajë ditën e hënë ndeshjen e parë për eliminatoret e kampionatit europian kundër Polonisë në transfertë, teksa ky do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri Silvinjo.

Skuadra polake e cila ka gjithashtu një trajner të ri si Fernando Santos, e filloi këtë fushatë të eliminatoreve në malore pas humjes së djeshme 3-1 ndaj Çekisë në transfertë, pavarësisht se konsiderohet si koka e grupit dhe skuadra më e fortë e tij, apo pretendentja kresore për vendin e parë.

Si e tillë edhe në kuotimin e basteve dy ditë përpara takimit specialistët e kësaj fushe e kanë kuotuar si skuadrën pretendente për këtë takim ekipin polak.

Ata i shohin dukshëm favoritë polakët, duke e kuotuar fitoren me koeficientin 1.50, ndërsa një barazim të mundshëm mban kuotën 3.80. Ndërkohë një surprizë e Shqipërisë në transfertë ka koeficientin 6.60.

Sigurisht që parashikimet vendosen në bazë të historikut që kanë të dyja skuadrat në përballjen direkte, ashtu edhe në gjendjen aktuale që vijnë në këtë ndeshje.

Kujtojmë që kuqezinjtë, të cilët nisen nesër drejt Varshavë do të udhëtojnë pa disa lojtarë kryesorë të formacionit, për shkak të dëmtimesh, por edhe me një gjendje jo shumë të mire të lojtarëve, të cilët në klubet e tyre kanë marrë pak minuta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll