Sport

VIDEO/ Broadhead 'fati' i debutuesit, 'in extremis' barazim dramatik në Split, shtanget Kroacia...

Kroacia barazon 1-1 dhe ndan pikët me Uellsin. Pa dyshim zhgënjyes për skuadrën e Dalic, e cila humbi shansin për të nisur fushatën kualifikuese me tre pikë.

25 Mars 2023, 23:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Broadhead 'fati' i debutuesit, 'in extremis' barazim

KROACI - E jashtëzakonshme! Uellsi barazoi 1-1 në minutën e fundit të kohës së shtuar. Aksion i gjatë i Connor Roberts, topi goditet nga Chris Mepham dhe përfundon te debutuesi Nathan Broadhead, i cili i pambuluar në krahun e majtë, e shtyn topin për në rrjetë, për të realizuar golin e barazimit dhe për t’i dhënë fund rezultateve të dobëta të ishullorëve britanikë.

Kroacia është shtangur. Ndërsa pritej goli i sigurisë, gjithçka është përmbysur. Modriç do të linte fushën e lojë në minutën e dy të shtesës, 90’+2. Por loja nuk kishte përfunduar, ishte minuta e fundit, që do të sillte ‘gjëmën’.

Uellsi siguroi një fillim pozitiv në fushatën e tyre kualifikuese të “Euro 2024”, pasi Nathan Broadhead shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të në debutimin e tij ndërkombëtar, për të shënuar një barazim 1-1 kundër Kroacisë në Split.

90’+3 dhe gol! Kroacia 1 dhe Uellst 1. Debutuesi Nathan Broadhead gjuajti me këmbën e majtë në këndin e poshtëm majtas portës së Livakovic dhe topi përfundon në rrjetë.


Më herët, në minutën e 28-të Andrej Kramaric do të gjuante me këmbën e djathtë nga jashtë zonës në këndin e poshtëm djathtas dhe do të shënonte golin e vetëm të Kroacisë, i cili nuk mjaftoi për të fituar takimin.


Një barazim dramatik, ku një pikë është padyshim një rezultat i respektueshëm për ‘Dragons’ në Grupin D, por është pa dyshim zhgënjyes për Kroacinë, e cila humbi shansin për të nisur fushatën kualifikuese me tre pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll