Sport

VIDEO/ ‘Perla’ e Sulejmanit nuk mjafton, kuqezinjtë U-17 barazojnë me Zvicrën…

Shqipëria U-17 ka barazuar 1-1 ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e europianit të kësaj moshe.

25 Mars 2023, 19:24 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Perla’ e Sulejmanit nuk mjafton, kuqezinjtë U-17

TIRANE - Përfaqësuesja U-17, e drejtuar nga Ervin Bulku, ka barazuar 1-1 në ‘Air Albania’ me bashkëmoshatarët e tyre të Zvicrës. Ishte sulmuesi Flavio Sulejmani, ai, i cili, në minutën e 14-të i kaloi në epërsi me një supergol kuqezinjtë e rinj.

Presingu i sulmuesit bëri efekt. 17-vjeçari i Perugias, besoi te një top i ardhur nga mbrojtja dhe fitoi duelet me mbrojtësin, por dhe portierin kundërshtar. Harkimi i guximshëm i Sulejmanit përfundoi në rrjetë. Shikojeni perlën e sulmuesit të ri Flavio Sulejmani…

Gjatë pjesës së parë shkëlqeu me pritjet e tij edhe Amarildo Dervishi, portieri 16-vjeçar i Skënderbeut. Pas një presioni gjithnjë e në rritje në minutën e 66-të Zvicra barazoi në 1-1 me anë të Romanos.

Ky rezultat nuk ndryshoi deri në përfundim të ndeshjes, ku kuqezinjtë marrin pikën e parë, ndërsa Zvicra pas dy ndeshjesh ka katër pike dhe renditet e dyta jnë grup, pas Francës me 6 pikë. Letonia mbyll renditjen e grupit me zero pike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll